Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Plas keq mes Akilit dhe Adrianit, e humbin kontrollin

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 15:54
Plas keq mes Akilit dhe Adrianit, e humbin kontrollin

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 sa vijnë e rriten.

Një debat i ashpër mes Akilit dhe Adrianit ka përshkallëzuar sot deri në ofendime personale, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë kur në mes u përmend familja.

Gjithçka nisi kur Adriani e akuzoi Akilin se po bënte shaka me traumën e Arlindës, duke iu drejtuar me fjalët:

“Ti je i pafytyrë!”

Akili nuk ia la mangët, duke iu përgjigjur:

“Ndoshta jam i vogël, por burrërinë e kam të madhe”.

Përplasja vazhdoi me thumbime nga të dyja palët.

Adriani i tha Akilit se ishte i vogël, ndërsa ky i fundit ia ktheu:

“Unë jam aq i madh, sa gjatësia jote më duket shumë e vogël”.

Më pas, dy banorët nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit të lexonin libra, ndërsa Adriani e akuzoi Akilin se po përpiqej të merrte vëmendje përmes sjelljes së tij.

Ai i përmendi edhe një deklaratë të mëhershme, sipas së cilës Akili kishte thënë se kishte vetëm dy shokë, duke e akuzuar se po shtirej dhe po krijonte situata vetëm për të dalë në Prime.

Por debati mori një tjetër rrjedhë kur u përmend familja, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Akilit.

“Bëj kujdes me familje! Unë një mijë vjet me i bo, kurrë nuk ta prek. Ti e preke, kurrë më mos e bëj!”, i tha ai Adrianit me tone të larta.

Ky i fundit vazhdoi të fliste, duke përmendur edhe faktin se jetonte jashtë vendit, ndërsa Akili reagoi edhe më ashpër.

“Nana ime rri në Shqipëri, o shok! Çka më intereson ku rri ti? Herën tjetër bëj kujdes me fjalët, kaq! A more vesh?”, iu drejtua ai, duke ngritur zërin dhe duke përsëritur disa herë që familja e tij të mos përmendej.

Përballë këtij reagimi, Adriani u përpoq të sqaronte situatën, duke i thënë se nuk e kishte ditur dhe se nuk kishte pasur qëllim ta fyente apo ta prekte në familje.

Megjithatë, Akili nuk u qetësua menjëherë, duke këmbëngulur se askush nuk kishte të drejtë t’ia përmendte nënën.

Nga ana tjetër, Adriani vazhdoi të insistonte se nuk e kishte bërë me qëllim, duke i kërkuar të mos nxehej pa nevojë.

Në fund të përplasjes, Akili iu drejtua Adrianit edhe me një deklaratë që lidhej drejtpërdrejt me nominimet.

“Të priftë e mbara, të shtunën ki me na pa prej shpisë. Por, në qoftë se ia bën follow Bejtës, ti me mu kurrë shok s’ki me qenë. Kam me të respektu deri të premten”, i tha ai.

Këto fjalë marrin një tjetër kuptim duke qenë se të dy banorët janë në nominim, çka ngre dyshimet se edhe rivaliteti për të qëndruar në shtëpi mund të ketë ndikuar në përshkallëzimin e debatit.

Përplasja mes tyre është ndër më të ashprat që janë parë deri tani në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, ku vetëm pak ditë pas nisjes, marrëdhëniet mes banorëve kanë filluar të acarohen.

Mbetet të shihet nëse Akili dhe Adriani do të arrijnë ta lënë pas këtë konflikt apo nëse nominimi i përbashkët do ta thellojë edhe më shumë rivalitetin mes tyre. 

akilitadrianitndërsa

Më shumë nga Magazine

  • 15:54Anjeza, e limituar në ‘BBVK’ për shkak të të dashurit?
  • 15:53“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun
  • 22:49‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën
  • 21:47Akili përplaset me Arlindën: Duhej t’i shëroje plagët para se të hyje në BBVK
  • 19:55Aktori kosovar kujton me fjalë të dhimbshme vëllain që i vidq para disa ditësh