Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Xhuli shtatzënë, zbulon detaje për babain e fëmijëve

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 18:36
Xhuli shtatzënë, zbulon detaje për babain e fëmijëve

Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova mbrëmë mblodhi miqtë e ngushtë dhe fytyrat publike për premierën e reality show-t të saj më të ri, “Eagle Queen”.

Ajo ktheu të gjithë sytë nga vetja kur u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar përfundimisht atë që përflitej prej kohësh nëpër korridoret e showbizz-it: Xhuli do të bëhet nënë. Por për t’i dhënë një tjetër dimension kësaj historie, ajo ka vendosur ta nisë këtë rrugëtim krejtësisht e vetme, duke thyer tabutë dhe duke zgjedhur procedurën in vitro.

Sigurisht, kur një personazh kaq i lakuar në media merr një vendim të tillë, kurioziteti i publikut arrin majat dhe pyetja që pushtoi rrjetin ishte e pashmangshme rreth identitetit të babait biologjik. Aludimet qenë nga më të ndryshmet, madje disa komentues me humor rikthyen në vëmendje histori të vjetra duke përmendur yje si Karim Benzema apo Cristiano Ronaldo. Megjithatë, në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, Xhuli i shoi të gjitha dilemat me shumë sportivitet.

Pasi qeshi me lajmet virale të rrjetit, ajo i vuri pikat mbi “i” për sa i përket origjinës së tij me një deklaratë të drejtpërdrejtë. “Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh Juliana.

juliana nura

Më shumë nga Magazine

  • 22:21Humb betejën me kancerin – vdes në moshë të re ylli i TikTok-ut
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr” në këtë veshje
  • 21:38Mes lotësh, Doresa flet për sfidën shëndetësore të burrit
  • 21:24Miri rrëfen jetën pas Big Brother VIP: Kjo ndjesi ka qenë më e bukur…
  • 19:26Ribashkohet çifti i njohur pas disa muajsh ndarje