Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes së saj, Brikena Selmani është rikthyer në Shqipëri.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit një moment nga rikthimi, por vëmendjen e ka marrë ajo që e priste.
Përmes një postimi në Instagram, Brikena ka publikuar një buqetë me trëndafila, të cilën duket se e ka marrë me rastin e kthimit të saj. Krahas luleve shihet edhe një letër e shkruar me dorë.
Mesazhi në letër është tejet i ngrohtë dhe nis me fjalët “Mirë se erdhe, zemra ime”, ndërsa në vijim shprehen ndjenja dashurie dhe rëndësia që Brikena ka për personin që ia ka lënë atë mesazh.

