Aktori, komediani dhe personaliteti mediatik britanik, Russell Brand, përballet me një dënim të gjatë me burg, pasi të enjten u shpall fajtor nga një gjykatë në Londër për përdhunimin e një fanseje të re dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera.
Sipas CNN, Brand, 51 vjeç, u dënua për përdhunimin e një admirueseje 21-vjeçare në vitin 2009, pasi ishin takuar në një nga shfaqjet e tij në Londrën perëndimore. Ai u shpall gjithashtu fajtor për ngacmim seksual (prekje të pahijshme) ndaj një punonjëseje të MTV-së në një bar në qendër të Londrës në vitin 2004; për puthje dhe prekje ndaj një gruaje tjetër në vendin e saj të punës në vitin 2005; si dhe për sulm seksual ndaj një gruaje tjetër në vitin 2009, të cilën e kishte detyruar t'i bënte masazh.




