Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai i Madh se Dolce nuk është larguar për arsye familjare, por ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello si pjesë e një shkëmbimi. Por, ndërsa Edi u qetësua me faktin që ajo është “në mision”, produksioni i kurseu atij pjesën më të hidhur të së vërtetës.
Edi nuk e di se çfarë ka deklaruar Dolce gjatë hyrjes në shtëpinë simotër në Itali. Ajo e ka mohuar lidhjen apo pëlqimin me të, duke u shfaqur e distancuar – një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga personat që menaxhojnë llogarinë e Edit jashtë shtëpisë.
Reagimi i menaxhuesve të tij ka qenë i menjëhershëm dhe me thumba në Instagram, duke reflektuar zhgënjimin për sjelljen e Dolcës, të cilën Edi brenda ende nuk e di.
Në një pyetësor (Q&A) të zhvilluar sot në profilin cobrakuci, kur ndjekësit pyetën për një rikthim të mundshëm të Dolcës të premten, përgjigja ishte injoruese deri në ekstrem: “KUSH ËSHTË AJO?” .
