Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Pse u largua kënga "Mora Fjalë" nga Youtube, Qazim Beka jep një version

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 14:37
Pse u largua kënga "Mora Fjalë" nga Youtube, Qazim Beka jep një version

Këngëtari Qazim Beka, po këmbëngulë se po të mos ishte kërkesa e tij për një këngë kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, super-hiti “Mora fjalë” nuk do të ekzistonte.

Beka që edhe vet është ish-luftëtar i UÇK-së, ishte i pari që në vitin 2001 e këndoi këngën me tekst e muzikë të Naim Gjoshit, që e porositi dhe pagoi vet.

“Andaj e telefonova kompozitorin edhe e porosita këngën, i dhashë si ide me bë një këngë për 3-vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari. Mandej ai e ka e ka bë tekstin, e ka bë komponimin, ka ardhur në Prishtinë këtu, jemi takuar, e kam marrë këngën, e kam paguar sipas marrëveshjes…. Domethënë, për herë të parë publikisht jam prezantuar në vitin 2001, në 3-vjetorin e rënies të Adem Jasharit me me këngën…”, ka deklaruar Beka.

Por, Beka pohon se Gjoshi asnjëherë nuk ia njohu autorësinë e ideatorit të këngës, ani se ky ishte që e kishte porositur e paguar, më pas e kishte kënduar atë me titullin “Çohu Adem”.

“Unë me thënë të drejtën që dy vite e më tepër nuk kam kontakt me Naim Gjoshin, se kur kam kërkuar unë prej Naim Gjoshit me më dhanë me shkrim që këngën e ka bërë me porosinë time edhe e ka bërë për mua, kam kërkuar me më dhanë me shkrim, po s’ka pranuar me më dhanë me shkrim”, ka thënë Beka.

E pyetur për këtë, zyra ligjore e kompozitorit Naim Gjoshi ka thënë se Beka nuk mund të kërkojë një dokument që, sipas tij, do ta përcaktonte si autor të këngës, pasi teksti dhe kompozimi i saj janë të Gjoshit.

“Kjo s’të bën autor. Ky tekst dhe kompozim është i Naim Gjoshit. Dhe çdo person tjetër që e ka performuar nuk është pronar i tekstit dhe i muzikës sepse s’ka asnjë kontratë”, ka deklaruar zyra ligjore në emër të Gjoshit.

Por kënga “Mora fjalë” rishtas u largua nga Youtube, pas një kontesti për të drejtat e autorit, midis tekst-shkruesit dhe kompozitorit, Naim Gjoshi dhe këngëtares Shkurte Fejza, e cila këngën e shndërroi në himnin e shqiptarisë.

Beka thotë se nuk e di arsyen e vërtetë, por dyshon se çështja mund të lidhet edhe me aspektin financiar.

“Arsyeja tani pse ka ardhur deri te ajo që i ka hequr prej YouTube-s, po më merr mendja veç është arsyeja te çështja e financave, se sigurisht kjo s’i ka përgjigjur Shkurta me ato klikimet, çfarë po di unë, një përqindje e saj i takon t’ij, kompozitorit. Po besoj, po besoj që aty është problemi”, tha ai.

Beka pranon se Shkurte Fejza e kishte kënduar këngën gjithandej pasi kishte marrë leje nga ky, por vetëm për ta futur në albun.

“Po unë, mbasi e kam kënduar më 5 mars në stadium, tani e kam kënduar edhe më 7 mars në mbrëmje, në Natën e Zjarreve në Prekaz. E tani Shkurta edhe producenti i Shkurtës që e ka pasë albumin në atë kohë të Shkurtës, ata nëpërmes atij producentit, është një zë i Drenicës këtu i Skenderajt, nëpërmes tij na tani kanë kërkuar me ia dhanë këngën për albumin e Shkurtës. Edhe unë kam biseduar edhe me producentin, po kam biseduar nëpërmes telefonit edhe me Shkurtën. Më kanë lutur që me pasë si këngë në albumin e Shkurtës, unë fillimisht, me thënë të drejtën, hezitoja me ia dhanë, se Shkurta një këngëtare me emër, thosha, sigurisht që e shpërndan më shumë e afirmon këngën më shumë”, ka deklaruar ai.

Kënga “Mora Fjalë” ishte publikuar në kanalin zyrtar të Shkurte Fejzës në vitin 2015. Versioni i publikuar atëherë, sipas të dhënave që ishin të qasshme para heqjes së videos, kishte grumbulluar mbi 32 milionë shikime, ndërsa një version tjetër i publikuar në vitin 2020 kishte mbi 14 milionë shikime.

Lidhur me këtë çështje, Shkurte Fejza, ende nuk është deklaruar.

këngënmora

Të ngjashme

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

18:13

Më shumë nga Magazine

  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
  • 20:05Pas ndarjes nga Elijona, vjen reagimi i Klodit
  • 17:44Aktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës
  • 17:17Të gjithë sytë te Dua Lipa, këngëtarja mahnit me paraqitjen e fundit
  • 15:59Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”