Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familjari i aktorit tashmë të ndjerë, Amir Petrovci.
”Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka shkraur ai në Facebook.
Enver Petrovci ishte një emër i njohur për publikun shqiptar
Ai ishte një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
