Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Tensione në BBVK, reagon familja e Elijonës -kërkon mbrojtje pas presioneve ndaj saj: Jemi nën shqetësim të madh

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 12:59
Tensione në BBVK, reagon familja e Elijonës -kërkon mbrojtje pas presioneve ndaj saj: Jemi nën shqetësim të madh

Ndodhitë e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë ngritur shqetësime serioze, pasi banorja më e re, Elijona Binakaj, është vendosur në qendër të tensioneve dhe situatave të papëlqyeshme.

Vetëm 18 vjeç, Elijona iu bashkua programit me synimin për të sfiduar veten, por familja e saj thotë se ajo po përballet me situata që i kalojnë kufijtë e lojës dhe të argëtimit.

Pas momenteve të fundit, ku ajo është parë nën presion të vazhdueshëm dhe madje e penguar fizikisht nga banoret Benita dhe Alba, familja ka reaguar me tone të forta.

Në një deklaratë urgjente, familja Binakaj kërkon ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se sjelljet ndaj Elijonës janë të papranueshme dhe rrezikojnë mirëqenien e saj.

“Me shumë shqetësim kemi parë disa situata ku Elijona është vënë nën presion psikologjik. Intimidimi, heshtja e detyruar apo pengesat fizike ndaj saj janë të patolerueshme,” thuhet në deklaratë.

Reagimi i plotë: Gjatë orëve të fundit kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata të transmetuara nga shtëpia e Big Brother, ku Eliona është vendosur nën presion psikologjik dhe sjellje të papranueshme nga disa banorë. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.

Ne kërkojmë me urgjencë që produksioni të ndërhyjë menjëherë, të vlerësojë situatën me seriozitet dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e Elionës për të qëndruar në një ambient të shëndetshëm e të drejtë.

Eliona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me forma presioni apo provokime që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm. Faleminderit të gjithëve që tregoni kujdes dhe mbështetje.”

View this post on Instagram A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)

BBVK4

Më shumë nga Magazine

  • 19:07Brikena emocionon me dedikimin për Mateon
  • 18:23Vjollca Haxhiu rrëfen momentet e frikshme pas aksidentit të Sinan Vllasaliut me motor
  • 16:44Selinit i ndodh e papritura në veturë… me Gimbon
  • 09:03Ermal Fejzullahu bën veprimin e papritur ndaj vëllëzërve Haradinaj
  • 20:46Zbulohen banoret e para të “BB VIP Kosova 5”?