Këngëtarja Monika Salihu ka ndarë detaje nga jeta e saj bashkëshortore dhe përvojat që kanë forcuar lidhjen me bashkëshortin, në një intervistë në emisionin “SOL” në Klan Kosova.
Ajo ka treguar se tashmë kanë 12 vjet së bashku dhe se, sipas saj, sekreti i një martese të suksesshme nuk qëndron vetëm te dashuria, por edhe te miqësia, besimi dhe mirëkuptimi mes partnerëve.
“Kur me burrin tënd bëhesh shok, ai është kulmi i suksesit i një martese. Nuk e mban veç dashuria, sepse dashuria ka sfida të tjera. Kur vështirësitë i kalon bashkë, krijohet besimi dhe kuptoheni edhe në momentet më të vështira”, është shprehur Salihu
Këngëtarja ka zbuluar se çifti ka kaluar edhe periudha të vështira, veçanërisht gjatë gjashtë viteve kur bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani, ndërsa ajo në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe periudhën e pandemisë COVID-19, duke theksuar se kanë arritur t'i përballojnë së bashku këto sfida.

