Reperi shumë i përfolur kanadez, Drake, sërish ka arritur të ngjallë reagime në rrjetet sociale.
Drake së fundi ka shpërndarë një foto ku bie në sy edhe një imazh ku një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare.
Ndryshe nga fotot e tjera të publikuara, kjo ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të përdorimit të simbolikës shqiptare. Edhe pse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, artistike apo thjesht stilistike, zgjedhja e këtij imazhi ka hapur diskutime të shumta mes fansave.
