Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Të njoh shumë mirë”, Benita dhe Edi njihen nga jashtë? Fotografitë që po trazojnë rrjetin

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 13:06
“Të njoh shumë mirë”, Benita dhe Edi njihen nga jashtë? Fotografitë që po trazojnë rrjetin

Debatet rreth marrëdhënies së mundshme midis Edit dhe Benita Zenës po marrin hov në Big Brother VIP Kosova 4, pasi një fotografi e vjetër e tyre ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, të dy kanë deklaruar se nuk njihen nga jashtë. Madje ishte vetë Edi ai që ngjalli dyshime i pari, duke treguar se para hyrjes në BBVK kishte pranuar një kërkesë për shoqëri nga Benita, por se nuk kishin pasur ndonjë kontakt apo njohje të mëparshme.

Megjithatë, duket se realiteti mund të jetë krejt tjetër. Një fotografi e publikuar në vitin 2019, ku Edi dhe Benita shfaqen së bashku, ka bërë që fansat të vënë në pikëpyetje deklaratat e tyre. Në imazh, dyshja duken të afërt, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një raport shumë më të ngushtë se sa po pretendojnë sot.

Pamjet e vjetra tashmë po shpërndahen kudo në TikTok, Instagram dhe X, ndërsa komentet e fansave nuk kanë të ndalur, raporton Telegrafi. Shumë prej tyre kërkojnë sqarime, duke u shprehur se kjo fotografi hedh poshtë pretendimin e të dyve se nuk janë njohur më parë.

Derisa produksioni nuk ka dhënë ndonjë reagim, publiku vazhdon të diskutojë me ngulm mbi këtë “mister të së kaluarës” që mund të ndryshojë dinamiken e lojës brenda shtëpisë.

BBVK4

Më shumë nga Magazine

  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”
  • 21:34Benita nuk përmbahet në pishinë, lëvizjet e saj “çmendin” fansat
  • 21:10Këngëtarja e njohur publikoi videon tronditëse ku shihet drejtori muzikorë duke e abuzuar