Ashtu siç u raportua ditë më parë nga VIP Magazine, moderatorja e njohur shqiptare Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël.
Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me një fustan të bardhë elegant ndërsa mban duart mbi barkun e rrumbullakosur.
Krah videos, ajo ka ndarë me ndjekësit mesazhin e ëmbël: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”.
Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe kolegët e ekranit, të cilët i kanë shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e saj.


