Pas një pauze, formati i dashur për publikun “Big Brother VIP Radio” është rikthyer sërish në valët e Top Albania Radio, duke sjellë më pranë dëgjuesve emocionet, dinamika dhe rrëfimet e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Këtë herë, produksioni kishte menduar një risi interesante: ngritjen e një studioje radiofonike brenda vetë shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku banorët patën mundësinë të zhvillonin intervista të drejtpërdrejta, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi eksperiencën e tyre, marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe sfidat që po përjetojnë gjatë qëndrimit në lojë.
Një nga panelet më të komentuara ishte ai i moderuar nga Miri dhe Seli, të cilët intervistuan banorin Rogert. Gjatë bisedës, ai u shfaq i hapur dhe emocional, duke ndarë me publikun jo vetëm synimet e tij në lojë, por edhe planet për jetën jashtë shtëpisë.
Rogert theksoi se motivimi i tij kryesor për çmimin e madh është djali i tij, për të cilin dëshiron të sigurojë një të ardhme më të mirë financiare.
