Leonora Jakupi ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Këngëtarja publikoi një fotografi të katër ish-krerëve të UÇK-së, shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa reagimin e nisi me fjalët: “Sot u vra liria jonë!”
“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës”, shkroi Jakupi, duke e kundërshtuar fuqishëm vendimin dhe duke shtuar se, sipas saj, ai ishte dhënë “në emrin e Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës”.



