Reperi i njohur Mozzik ka ndarë në Instastory një mesazh kushtuar heroit kombëtar Zahir Pajaziti, i cili sot do të festonte ditëlindjen e 64-të.
Në postimin e publikuar, Mozzik ka përcjellë fjalët e Luan Haradinajt, i cili tregon një bisedë me një djalë në Prishtinë, duke vlerësuar kontributin dhe guximin e Zahir Pajazitit.
“Na të tjerët, të paktën, i mshefim pak, ai hiç! Nuk ka ma trim. Është tu ba punë të mëdhaja”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë nga reperi.




