Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Sot ceremonia mortore e legjendës Ozzy Osbourne, homazhe nga mijëra fansa në vendlindjen e tij në Birmingham

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 08:35
Sot ceremonia mortore e legjendës Ozzy Osbourne, homazhe nga mijëra fansa në vendlindjen e tij në Birmingham

Mijëra fansa të Ozzy Osbourne do të kenë mundësinë t’i bëjnë homazh njërit prej legjendave të muzikës heavy metal, pasi trupi i tij do të përcillet sot, të mërkurën më 30 korrik, në vendlindjen e tij, Birmingham.

Ceremonia do të nisë në orën 15:00 dhe do të kalojë përgjatë rrugës Broad Street, duke u ndalur në të ashtuquajturën “Ura e Black Sabbath”, aty ku ndodhet edhe stoli i famshëm dedikuar grupit legjendar. Qindra fansa kanë lënë tashmë lule dhe mesazhe në vendin simbolik.

Përcjellja ceremoniale do të transmetohet drejtpërdrejt në pikën ku ndodhet stoli i Black Sabbath.

“Do t’i japim lamtumirën e fundit një prej legjendave të Birminghamit” , tha kryetari i bashkisë, Zafar Iqbal, sipas BBC.

Ai e përshkroi Ozzy Osbourne si “djalin e Birminghamit”, duke theksuar: “Ai e vendosi Birminghamin në hartën botërore. Ai vendosi zonën Aston në hartë” .

Ali Zaman, banori aktual i shtëpisë ku është rritur Osbourne në Aston, bëri të ditur se ka marrë mijëra mesazhe nga fansat dhe ka krijuar një adresë të posaçme emaili për t’i arkivuar, me qëllim krijimin e një arkive publike kujtimesh në një faqe interneti.

Ndërkohë, një peticion për ta riemërtuar aeroportin e Birminghamit në “Ozzy Osbourne International Airport” ka mbledhur mbi 46,000 nënshkrime.

Një përfaqësues i aeroportit deklaroi se janë duke shqyrtuar mënyra për ta nderuar trashëgiminë e Osbourne.

Më shumë nga Magazine

  • 21:10Egli Tako habit fansat me këtë veshje në plazh
  • 21:05Ish-Miss Universe Kosova, në pritje të ëmbël – zbulon gjininë e bebit
  • 20:23Adelina nuk i ndal provokimet nga pushimet, kështu ekspozon në postimin e fundit
  • 17:12Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira
  • 15:58Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikon një video nga varrezat, shpërthejnë komentet: “Të marrtë me vete”