Sonte mbrëma pritet një nga netët më emocionuese dhe vendimtare të këtij sezoni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Spektakli i sotëm shënon gjysmëfinalen, ku rrugëtimi për dy banorë do të përfundojë, ndërsa tre të tjerë do të realizojnë ëndrrën për të prekur finalen.
Gara mbetet më e hapur dhe më e fortë se kurrë mes banorëve të mbetur. Pesë protagonistët e këtij edicioni – Miri, Brikena, Mateo, Shëndriti dhe Rogerti – janë në pritje të vendimit të publikut, i cili do të përcaktojë se kush vazhdon drejt fazës së fundit dhe kush e mbyll sonte aventurën.
Secili prej tyre ka sjellë përgjatë këtyre muajve emocione të forta, debate të zjarrta dhe strategji loje që kanë mbajtur publikun të angazhuar, por verdikti i gjysmëfinales do t’u japë vetëm tre prej tyre mundësinë të vazhdojnë.
