Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Situata mes Stresit e Jozit “lëmsh”, vjen reagimi i radhës

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 07:38
Situata mes Stresit e Jozit “lëmsh”, vjen reagimi i radhës

Pas publikimit të një videoje virale disa javë më parë, ku reperi Stresi u shfaq së bashku me Jozin, dhe pas veprimit të Gjestit që i hoqi “follow” atij në rrjete sociale, ka ardhur së fundmi një reagim publik nga menaxheri i artistit, Ardian Prenaj.

Në një postim në “Instagram Story”, Prenaj thekson se situata është interpretuar ndryshe nga ajo çfarë është realisht, duke vënë në pah se karriera e gjatë e Stresit nuk mund të cenohet nga episode të tilla.

“Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Është thelbësore të theksojmë se nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të nëpërkëmbet apo të vihet në dyshim. Respekti ndaj punës dhe kontributit shumëvjeçar është një vlerë që duhet të mbrohet,” – ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Prenaj ka dërguar edhe një mesazh mbështetës për reperin:

“Ne kthehemi më të fortë. BB4L 💪”.

Ky reagim shihet si një sinjal i qartë nga menaxheri i Stresit se reperi do të vazhdojë rrugëtimin e tij artistik me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri, pavarësisht polemikave që shpërthejnë në rrjete sociale.

Më shumë nga Magazine

  • 22:21Humb betejën me kancerin – vdes në moshë të re ylli i TikTok-ut
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr” në këtë veshje
  • 21:38Mes lotësh, Doresa flet për sfidën shëndetësore të burrit
  • 21:24Miri rrëfen jetën pas Big Brother VIP: Kjo ndjesi ka qenë më e bukur…
  • 19:26Ribashkohet çifti i njohur pas disa muajsh ndarje