Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 08:17
Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën

Këngëtari Gjesti u rikthye për herë të parë në media pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale. Teksa foli për arritjet në karrierë, Gjesti foli pak edhe për jetën e tij romantike.

“Femra që duan për interes ose kështu ka sa të duash, vetëm ta hapësh derën vijnë me tufa.

Por femra të hairit që të do si je, si Besart, në ditë të mira ose të këqija, si me lek si pa lek, zor është të gjesh. Zoti ma ka rezervuar me kohë, e di ai se cili është për ty”, tha Gjesti.

Ai tregoi momentin e vështirë që po kalon. Ai shprehet se ndodhet në një gjendje ankthi, pavarësisht se përpara publikut del i qeshur. Gjesti gjithashtu shtoi se vëllai i tij tashmë është kudo me të dhe e tregon këtë gjë me anë të gjesteve dhe mënyrës se si ai flet e qëndron.

“Nuk jam i thyer në 2-3 copa. Jam i thyer në 2 mijë copa. Edhe pse unë nëpër kamera, videoklipe, Instagram, TikTok dal i buzëqeshur, sepse s’dua t’i jap askujt negativitet. Por jam shumë i thyer. Po mundohem të dal prej saj. Me ndihmën e Zotit do të dal shumë shpejt. Në këto situata vetëm Zoti mund të të mbështesë dhe i kalon.

Nuk e di si ndodhi. Isha duke u kënaqur dhe direkte ndodhi kjo. Pas atij rasti, unë kam ndryshuar komplet. Kam ndryshuar në sjelljet e mia, kam ndryshuar në mendime, kam ndryshuar shumë gjëra. Kam kuptuar që sot je, nesër s’je. Unë e dija këtë, por kur më ndodhi në familjen time, atëherë e përjetova ndryshe. U ndala nga shumë gjëra. Aty filloi ankthi. Unë sot kam akoma ankth. E vuaj. Jam i thyer, i mbështetur prej muri. Unë përpara publikut dal i qeshur, por kurrë në jetë nuk jam më i thyer. Po mundohem të mbaj atë farë qëndrimi. Më ka ndryshuar shumë si njeri. Ajo gjendje më ka kthyer në rrugën e Zotit. E vetmja zgjidhje është vetëm ajo.

Ai motiv që kam për jetën është të punopj për familjen. Por i pari është qëllimi im kryesor, të bëhem njeri i mirë. Ai është qëllimi kryesor. Nuk është muzika e fama që kam bërë, paratë që kam bërë. Të jesh njeri i mirë është shumë i vështirë. Të përmirësohesh, të mos jesh zemërlig. Nuk të hyn në sy as paraja, asgjë.

Para dy ditëve kisha koncert. Betohem për Zotin, kur po ndanim paratë me ekipin, duke i parë paratë më kapi një ankth, më kapi zemra. Menjëherë ankth. Paraja nuk të bën të lumtur. Ika në shtëpi. Çfarë s’po hiqja të flija! Duke mu dridhur trupi dhe zemra… Ankth.

Vëllai im është në vendin e tij dhe është i sigurt. Në fillim ishte e vështirë, kam menduar shumë gjëra të këqija. Kam hyrë në gjynah. Kur e sheh në anën tjetër, është vetëm një Zot.

Kujtim? Janë të gjitha gjestet. Të gjitha gjestet. Siç flas unë tani, fliste ai. Kudo ku jam unë, është edhe ai. Ishim shumë të njëjtë”, u shpreh Gjesti.

Më shumë nga Magazine

  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
  • 20:05Pas ndarjes nga Elijona, vjen reagimi i Klodit
  • 17:44Aktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës
  • 17:17Të gjithë sytë te Dua Lipa, këngëtarja mahnit me paraqitjen e fundit
  • 15:59Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”