Këngëtari i njohur i skenës muzikore shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka kthyer pas timonin e kohës duke ndarë me ndjekësit e tij një kujtim tejet të veçantë nga jeta private. Ai ka publikuar një fotografi të rrallë nga rinia e hershme krahas bashkëshortes së tij, Teutës, me të cilën gëzon një martesë prej dekadash.
Në imazhin e realizuar në vitin e largët 1985, çifti shfaqen mjaft të rinj dhe me stilin karakteristik të asaj periudhe. Këngëtari ka zgjedhur një përshkrim mjaft emocionues për këtë kujtim, duke shkruar: “Kur gjithçka sapo kishte filluar…”, shoqëruar me një emoji të një zemre të kuqe.
