Rita Ora ka zbuluar se mban vazhdimisht me vete një varëse të personalizuar me kristale, të cilën e konsideron si burim qetësie, mbrojtjeje dhe ekuilibri në mes të angazhimeve të shumta profesionale.
Në një intervistë për The New York Times , këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se varësja ishte dhuratë nga një prej shoqeve të saj më të ngushta për ditëlindjen e 34-të.
Ajo tha se varësja është krijuar posaçërisht për të dhe përmban kristale të zgjedhura sipas nevojave të saj shpirtërore.
“Është një lloj objekti që më ndihmon të çliroj stresin dhe të ruaj energjinë time. Në këtë industri është shumë e lehtë të humbasësh ekuilibrin, ndaj kjo më ndihmon të qëndroj e përqendruar”, tha Ora.
Sipas saj, varësja përmban citrin për energji pozitive dhe gëzim, kuarc të tymosur për stabilitet, ametist të gjelbër dhe kuarc të pastër për forcimin e synimeve dhe vetëdijes.
