Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Si ndodhi që ra në dashuri në Big Brother? Egli Tako: Shkëputesh totalisht nga realiteti

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 19:31
Si ndodhi që ra në dashuri në Big Brother? Egli Tako: Shkëputesh totalisht nga realiteti

Egli Tako ka folur për përvojën e saj në Big Brother VIP Albania dhe për mënyrën se si një lidhje emocionale mund të krijohet në kushtet e izolimit, duke iu referuar edhe romancës që nisi me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E ftuar në podcast-in e moderuar nga Grida Duma, Egli u pyet nëse ishte e vetëdijshme për ndikimin që pati te publiku dhe për mënyrën se si ndryshoi jeta e saj pasi miliona njerëz e ndiqnin çdo ditë.

Ajo u shpreh se një eksperiencë e tillë është e vështirë të kuptohet nga jashtë, pasi izolimi të shkëput plotësisht nga realiteti i zakonshëm.

Foto: TikTok

“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj. Ti shkëputesh totalisht nga realiteti. Nuk jeton më në atë botë që ke lënë pas, por vetëm në atë hapësirë, me ata njerëz dhe ato situata që bëhen e gjithë bota jote”, tha Egli.

Sipas saj, pikërisht ky realitet i krijuar brenda shtëpisë bën që emocionet dhe lidhjet mes banorëve të përjetohen ndryshe, pasi ata ndajnë çdo moment së bashku dhe nuk kanë kontakte me jetën jashtë.

Deklarata e Eglit lidhet me marrëdhënien e saj me Gjestin, e cila nisi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP dhe u bë një nga historitë më të komentuar të këtij edicioni.

Dyshja patën vazhdimisht ulje e ngritje dhe u ndanë pak pas përfundimit të formatit.

gjesti

Më shumë nga Magazine

  • 17:00“M’u bllokua fryma”, Gold AG i përlotur flet për momentin kur u dënua katërshja e UÇK-së
  • 16:15Aksidentohet Benita, publikon pamje nga spitali
  • 15:55I komentojnë në gjuhën serbe Fifit, Adisi u përgjigjet ashpër komentuesve
  • 15:54Vdes aktorja kosovare
  • 13:26Vdes aktorja e njohur