Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqipërinë mes 10 performancave më të mira të Eurovision 2026

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 12:02
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqipërinë mes 10 performancave më të mira të Eurovision 2026

Associated Press ka vlerësuar performancën e Alis me këngën “ Nân ” si një nga 10 performancat më të mira të “ Eurovision Song Contest 2026 ”, duke e vendosur mes emrave më të spikatur të finales së madhe të mbajtur mbrëmë në Vjenë.

Në artikullin e publikuar pas finales, prestigjiozja amerikane e përshkruan performancën e artistit shqiptar si “ kinematografike ” dhe tejet emocionale, duke theksuar atmosferën dramatike që krijoi kënga “ Nân ” në skenën e Eurovision-it.

“ Performanca dukej si kolona zanore e një skene emocionale filmi ”, shkruan Associated Press , ndërsa veçon edhe paraqitjen skenike të Alisit, i cili u shfaq me një kostum që ngjante me parzmore metalike me shkëlqim, përballë një ekrani ku një figurë femërore që simbolizonte nënën (aktorja Rajmonda Bulku) lëvizte rreth tij.

Kënga shqiptare u përfshi në listën e 10 performancave më të mira së bashku me përfaqësues nga vende si Italia, Finlanda, Australia, Belgjika dhe Rumania.

Sipas AP, “ Nân ” spikati për kombinimin e elementeve teatrale, korit dramatik dhe interpretimit emocional të Alisit, duke e bërë një nga momentet më të veçanta të finales së Eurovision 2026 .

10 këngët më të mira të finales sipas AP-së:

• Rumania: Alexandra Căpitănescu – “Choke Me”

• Italia: Sal Da Vinci – “Per Sempre Sì”

• Qipro: Antigoni – “Jalla”

• Finlanda: Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – “Liekinheitin”

• Moldavia: Satoshi – “Viva, Moldova!”

• Bullgaria: Dara – “Bangaranga”

• Serbia: Lavina – “Kraj Mene”

• Australia: Delta Goodrem – “Eclipse”

• Shqipëria: Alis – “Nân”

• Belgjika: Essyla – “Dancing on the Ice”

Më shumë nga Magazine

  • 20:46Pas muajsh heshtje, Sarah Berisha tregon çfarë ka ndodhur me PM
  • 20:46Pas muajsh heshtje, Sarah Berisha tregon çfarë ka ndodhur me PM
  • 14:25Melinda feston njëvjetorin e fejesës, publikon momente romantike me partnerin
  • 20:13Gjesti në lidhje dashurie me modelen e njohur? Veprimi i tij nxit dyshimet te fansat
  • 17:00“M’u bllokua fryma”, Gold AG i përlotur flet për momentin kur u dënua katërshja e UÇK-së