Misioni i Dolces në Itali duket se nuk është vetëm lojë, por edhe promovim i gjuhës shqipe.
Pas bujës së madhe që shkaktoi hyrja e saj në shtëpinë e Grande Fratello – lëvizje që ka rezultuar një sukses i vërtetë për formatin duke rritur ndjeshëm vëmendjen dhe shikueshmërinë – Dolce ka krijuar një atmosferë tejet miqësore me banorët italianë.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës, kureshtja e italianëve ndaj saj ka qenë e madhe. Duke dashur t’i bëjnë komplimente për pamjen dhe natyrën e saj, ata e kanë pyetur Dolcen se si thuhet në shqip “e bukur” dhe “e ëmbël”.
