Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka folur së fundmi për marrëdhëniet e saj me disa personazhe të njohur, duke konfirmuar një krisje të fortë.
Në një intervistë të dhënë për ‘Shqipëria Live’, Shqipja deklaroi se nuk flet më me Bledi Manen. Ajo tregoi se arsyeja është “një hatër mbetje për diçka të vogël”, por shtoi se Bledi flet “kodra pas bregut” dhe është mërzitur si një “15-vjeçar nga mendja”.
Reagimi i Bledi Manes nuk vonoi. Ai iu përgjigj në Instagram Story, duke shkruar shkurt por thumbues: “I mbeti fjala në fyt kësaj vajze…”
Ky reagim lë të kuptohet se Bledi nuk e pranon versionin e Shqipes dhe lë debatin të hapur dhe i jep zë zërave se historia e vërtetë mund të jetë më e ndërlikuar se një “gjë e vogël”.
