Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, ku si pasojë janë raportuar vetëm dëme materiale. Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, në dukje të vjetra, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Burime për ZËRI bëjnë me dije se shënjestra ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku, por autorët kanë ngatërruar banesën. Ish-banori i Big Brother mësohet se është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje në lidhje me rastin. Kujtojmë se banori i Big Brother dhe reperi Arkimed Lushaj, u përfolën për një konflikt dhe përplasje fizike mes tyre, por nga ana e reperit ky fakt u mohua. Vetëm pak ditë nga aludimet, dyshja u rishfaqën në një video ku Jozefin Marku e pyet me një ton miqësor Stresin: “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?” dhe pa hezitim reperi i përgjigjet: “Vëllezër”. Në një kthesë të papritur dhe aspak të zakontë për dinamikën mes dy artistëve, Jozi i thotë Stresit: “Më puth”, dhe ky i fundit e plotëson kërkesën. Nuk dihet ende se kush qëndron pas tritolit, ndërsa detaje të reja priten të zbardhen.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.
