Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Dioni zbulon arsyen që mendon se e penalizoi në BBVK5 - flet në "Big Talk"

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 20:12
Dioni zbulon arsyen që mendon se e penalizoi në BBVK5 - flet në "Big Talk"

Në intervistën e tij të parë ekskluzive pas largimit nga shtëpia, në emisionin "Big Talk" ishte i ftuar Dioni, i cili u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5.

Dioni foli për eksperiencën e tij dhe arsyet që, sipas tij, ndikuan në eliminimin e parakohshëm.

I pyetur nga moderatorja Loredana se çfarë mendon se e penalizoi gjatë qëndrimit në shtëpi, Dioni theksoi se vështirësitë me gjuhën shqipe e penguan të shprehej lirshëm.

“Puna gjuhës m’vinte pak vështirë me u shpreh, se në kry e disha çka po du me thanë, po nuk e disha qysh duhet me shpreh mirë”, u shpreh mes tjerash ai.

Ndërkohë, opinionisti Vlorijan Halili vlerësoi se Dioni ishte një banor i vërtetë, por se mungesa e rrjedhshmërisë në gjuhën shqipe mund ta ketë penalizuar.

“Dioni s’ka pasë lojë, ai ka qenë i vërtetë brenda. Sikur ta kishte ditë shqipen rrjedhshëm dhe krejt termat që i përdorin ne në përditshmëri, ish kanë shumë ma mirë gjatë kohës në Big Brother”, tha Halili.

Ndërkohë opinionistja Sara Kolami theksoi se Dioni nuk ishte plotësisht i përgatitur për këtë eksperiencë dhe se eliminimi i tij mund të ketë qenë edhe çështje fati.

“Nuk ishte i përgatitur, kujtonte që kishte më shumë kohë… ishte edhe çështje e fatit”, u shpreh Kolami.

dionimendonpenalizoi

Më shumë nga Magazine

  • 21:20Si planifikoi të blinte çantë 5 mijë euro, e përfundoi e likuidume, tregon Shqiponja
  • 20:42Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”
  • 19:43Klodi publikon fotografi të reja, shfaqet në shoqërinë e një personi misterioz
  • 19:42‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën
  • 19:00Ish-banorja e BBVK, mbështet nga jashtë Vjollca Haxhiun