Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Shpati do prehet dy hapa larg babait të tij

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 21:57
Shpati do prehet dy hapa larg babait të tij

Sot, Shpati u përcoll për në banesën e fundit.

Një artist ikonë, jeta e të cilit u ndërpre papritur nga një sulm në zemër në Itali, atje ku ishte nisur shpresëplotë për trajtimin e djalit të tij të vetëm, Roelit.

Në një koinçidencë të dhimbshme, ai erdhi në jetë një të dielë maji të vitit 1985. Po në të dielë, kësaj radhe nëntori, artisti i madh u përcoll për në amshim.

Gjatë ceremonisë, Big Mama nuk i mbante lotët, teksa mes dhimbjes merrej me organizimin e çdo detaji. Jo shumë kohë pas, rreth orës 10:30, aty mbërriti edhe nëna Gjylymsere. Përkundër dhimbjes që i djeg shpirtin, ajo u mbajt gur e fortë!

Trupi i Shpatit u dërgua për herë të fundit edhe në skenën ku nisi gjithçka si i vogël, në një rrugëtim plot ëndrra e që i solli suksese të mëdha në diskografinë shqiptare.

Por, mes gjithë dhimbjes dhe lotëve që pushtuan Tetovën sot, një detaj rrëqethës mbart një simbolikë të rëndë që pak kush e vuri re.

25 vite më parë, Shpati i kishte dhënë lamtumirën babait të tij, kur ishte vetëm 15 vjeç – një humbje që e shënjoi jetën e tij. Jeta e deshi që çerek shekulli më pas, në një bashkim tragjik, trupi i tij të prehet vetëm dy hapa larg të atit.

Babë e bir, tashmë të bashkuar në përjetësi, pranë njëri-tjetrit.

Prive By Liberta Spahiu ju sjell reportazhin e plotë nga akademia përkujtimore dhe pamjet prekëse të lamtumirës pranë babait të tij në videon e mëposhtme.

Shpat Kasapi

Më shumë nga Magazine

  • 09:52E papritur, rikthehet bashkë dyshja e njohur e showbizit?
  • 17:53Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
  • 16:51S’përmbahet Kaderi, ‘ndez’ rrjetin me këtë pamje
  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës