Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, për angazhimin e saj në promovimin e librave.
Ndërsa, drejtoi biseda me shkrimtaren Zadie Smith dhe ikonën e muzikës rock, Patti Smith
Sipas DailyMail, Festivali i Letërsisë në Londër zakonisht mbledh autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar rreth librave dhe krijimtarisë letrare.
Por, këtë vit, ngjarja mori edhe një dimension tjetër, falë pranisë së Dua Lipës.

