Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Aktorja pranon se bëri ndërhyrje në gjoks pas lindjes: “Dua të jem…”

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 19:20
Aktorja pranon se bëri ndërhyrje në gjoks pas lindjes: “Dua të jem…”

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka zbuluar se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, pasi ndjeu se trupi i saj nuk ishte rikthyer në formën e mëparshme pas lindjes së fëmijës së dytë.

36-vjeçarja, e cila është e martuar me Cooke Maroney, mirëpriti një djalë në prill të vitit të kaluar. Çifti ka edhe një djalë tjetër, Cy, katër vjeç.

Në një intervistë për revistën The Cut, aktorja ka folur hapur për ndryshimet fizike pas shtatzënisë, duke pranuar se dëshironte të ndihej sërish mirë me trupin e saj.

Jennifer ka deklaruar se dëshiron të jetë një “nënë seksi”, ndërsa ka zbuluar gjithashtu se në të ardhmen po mendon të kryejë edhe një ndërhyrje për ngritjen e fytyrës.

“Kur i çoj fëmijët në shkollë, dua të dukem si një grua që i ka gjërat nën kontroll, edhe kur sapo jam zgjuar dhe nuk i kam gjërat nën kontroll”, ka thënë ajo.

Aktorja ka treguar se vendimi për ndërhyrjen në gjoks erdhi edhe për shkak të një skene nudoje që duhej të realizonte në filmin e regjisorit Martin Scorsese, “What Happens at Night”, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar.

Megjithatë, Lawrence ka sqaruar se skena e filmit nuk ishte arsyeja e vetme për ndërhyrjen, por e kishte shtyrë të përshpejtonte procesin.

Ajo ka pranuar se, edhe pa pasur këtë angazhim filmik, përsëri do ta kishte kryer operacionin.

“Me siguri nuk do të nxitoja drejt takimit në të njëjtën mënyrë, por mendoj se po, do ta bëja”, ka deklaruar aktorja.

Lawrence, e cila ka folur edhe më parë për përvojën e mëmësisë, kësaj here ka ndarë më shumë detaje për mënyrën se si shtatzënia dhe lindja kanë ndikuar në trupin e saj dhe në vendimet që ka marrë për pamjen fizike.

aktorjandërhyrjegjoks

Më shumë nga Magazine

  • 20:06Rudina Dembacaj opinioniste në BBVK 5? Zbulohen detaje të reja për sezonin e ri!
  • 16:49Në ditëlindjen e Kimit, e gjithë vëmendja tek motra e saj, ja pse
  • 16:05Kim Kardashian tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante në lansimin e sezonit të dytë të “All’s Fair”
  • 16:04Me këtë veshje, Danja Koka shfaqet si princeshë e vërtetë
  • 15:27Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit