Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në lansimin e sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”.
Ylli amerikan është shfaqur me një fustan elegant në ngjyrë të bardhë, i cili karakterizohej nga prerja e thellë në pjesën e sipërme dhe detajet dekorative përgjatë fundit. Pamja e saj u kompletua me grim të theksuar dhe aksesorë minimalistë.
Kardashian, e njohur për paraqitjet e saj që shpesh bëhen pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, edhe kësaj radhe ka dëshmuar se moda mbetet një nga elementet më të rëndësishme të imazhit të saj publik.

