Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me “armiqësitë” e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Selin gjatë këtyre ditëve ka provokuar Mirin, për të prishur marrëdhënien mes tij dhe Rogertit.
Kjo situatë solli debate mes tyre gjatë prime-t, teksa Rogerti tha se ajo është xheloze për marrëdhënien me Mirin.
Rogerti: Unë me Mirin shkojmë shumë mirë. Unë jam impulsiv, Miri i qetë. Shumë herë më qetëson, kemi gjetur tenxherja kapakun në këtë lojë. S’është faji im që ti ke dashur të prishesh me Mirin se nuk e ke kuptuar këtë lojë. Selin është xheloze, i ka rënë kovës me qumësht vetë dhe ka treguar një gocë ofenduese.
