Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Selin Bollati sqaron raportin me Gjestin pasi nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 22:55
Selin Bollati sqaron raportin me Gjestin pasi nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale

Pas diskutimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me raportin e saj me Gjestin, Selin Bollati, ka vendosur të sqarojë publikisht situatën.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, Selini komentoi marrëdhënien me Gjestin faktin që nuk ndiqen në Instagram, ndonëse ky i fundit është mik i ngushtë i partnerit të saj, DJ Gimbo.

Ajo theksoi se mungesa e një “follow” në rrjetet sociale nuk ka asnjë lidhje me respektin që ekziston mes tyre.

Sipas saj, ajo dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë të ndjekur nga njëri-tjetri në Instagram, ndaj nuk bëhet fjalë për ndonjë prishje raportesh apo mosmarrëveshje.

“Unë dhe Gjesti nuk kemi qenë kurrë follow në Instagram dhe nuk mendoj se respekti mes dy palëve mund të mbahet apo të prishet nga një follow. E rëndësishme është mënyra si sillemi me njëri-tjetrin në jetën reale”, u shpreh ajo.

Selini shtoi se sa herë ka qenë e pranishme në projekte apo aktivitete ku kanë marrë pjesë Gjesti dhe DJ Gimbo, marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë korrekte dhe e mbushur me respekt.

Ajo kritikoi gjithashtu prirjen e publikut për të gjykuar raportet personale bazuar vetëm në aktivitetin në rrjetet sociale, duke theksuar se njerëzit nuk e dinë gjithmonë çfarë ndodh prapa kamerave.

selin

Më shumë nga Magazine

  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
  • 20:05Pas ndarjes nga Elijona, vjen reagimi i Klodit
  • 17:44Aktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës
  • 17:17Të gjithë sytë te Dua Lipa, këngëtarja mahnit me paraqitjen e fundit
  • 15:59Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”