Çifti i dashur i BBVA 5, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë surprizuar ndjekësit me një video të fundit të publikuar në rrjetet sociale.
Në pamjet e shpërndara, çifti shihet në momente mjaft pozitive, duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e një prej hiteve më të njohura të shumë viteve më parë.
Ajo që ka rënë në sy është zgjedhja e këngës; dyshja ka vallëzuar nën ritmet e “DJ” të Rezarta Shkurtës, një projekt që vazhdon të mbetet i dashur për publikun.
“Keni pyetur për këtë… së shpejti”, ka qenë përshkrimi misterioz që Selini i ka vendosur videos, duke lënë hapësirë për aludime mbi një bashkëpunim të mundshëm profesional mes tyre.
