Aria Tamniku, vetëm 9-vjeçare, ka arritur një sukses të veçantë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke fituar Çmimin e Tretë në garën “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”.
Përfaqësuesja e vetme nga Kosova në këtë grupmoshë është vlerësuar me çmimin “Third Prize Winner”, ndërsa ka performuar edhe në Gala Koncertin madhështor të mbajtur në Mozarthaus Vienna.
Aria ushtron piano që nga mosha katërvjeçare dhe deri më tani ka marrë pjesë në gara të shumta pianistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.
