Sara Kolami ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja nga pushimet verore, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.
Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet pranë detit në perëndim të diellit, e veshur me bikini në nuanca bezhë, të kombinuara me një varëse të thjeshtë, ndërsa flokët e gjatë biondë i lë të lirë mbi supe.
Sara Kolami/Instagram
Në një tjetër fotografi, Sara pozon në një ambient me pamje nga bregdeti, duke ruajtur të njëjtin stil minimalist dhe veror.
