Pas publikimit të pamjeve që kanë shkaktuar reagime të shumta, ku Jozi shihet duke goditur Edin, ka reaguar edhe Rogerti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rogerti i ka dalë në mbështetje Edit, duke e cilësuar tradhtinë si diçka jo fisnike dhe duke i bërë thirrje që të mos e ulë kokën.

“Tradhtia nuk është FISNIKE. “Mosha dhe dinakëria gjithmonë do ta mposhtin rininë dhe entuziazmin!” Mbaje kokën lart vlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenarë për djalin e tyne!”, shkruan Rogerti, duke e shoqëruar mesazhin me emoji të forcës.Reagimi i tij vjen në një moment kur pamjet e incidentit kanë marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta.