Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një video që është bërë virale dhe ka ngjallur shumë reagime.
Fillimisht, videoja është publikuar nga Don Phenom, ndërsa më pas Rogerti e ka ripostuar në InstaStory-n e tij.
Në video dëgjohet Don Phenom duke thënë: “Ja pra bomba në Shkodër”.
Më pas, Rogerti shfaqet duke folur me një ton sfidues: “Ku jeni? Unë jam këtu, po ju? Ku jeni ju? Hajde, a keni? Se më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër. Ja pra ku jam, hajde he!”
