Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Rasti me vëllanë e Gjestit, reagimi i Gresa Gashit: Dhimbja nuk ka nevojë për spektakël, a vërtet e kemi humbur njerëzillëkun si shoqëri

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 22:05
Rasti me vëllanë e Gjestit, reagimi i Gresa Gashit: Dhimbja nuk ka nevojë për spektakël, a vërtet e kemi humbur njerëzillëkun si shoqëri

Rasti i fundit i humbjes së vëllait të Gjestit në moshën 15-vjeçare ka tronditur opinionin publik.

Në varrim morën pjesë shumë njerëz, por vëmendjen e mori fakti që disa prej tyre regjistronin ceremoninë me telefona dhe kamera, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Mes reagimeve të shumta, aktorja Gresa Gashi dha një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e njerëzillëkut dhe pranisë për të tjerët në momente dhimbjeje.

Foto: TikTok

Ajo kritikoi tendencën e shoqërisë për të dokumentuar çdo moment, duke harruar thelbin e përjetimit dhe mbështetjes emocionale.

Në një fjalim të gjatë dhe të ndjerë, Gresa ndau mendimet e saj për jetën, kujdesin ndaj të tjerëve dhe rëndësinë e pranisë njerëzore në çaste të vështira.

Fjalimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Jeta është dhurata më e çmuar që e kemi. Ndonjëherë është aq e brishtë sa mjafton një çast për me e humb. Prandaj kujdesi duhet të jetë pjesë e përditshmërisë tonë. Kujdesi për veten për familjen për njerëzit që i duam dhe për të gjithë ata që prekin jetën tonë.

Por mbi të gjitha jeta na mëson njerëzillëkun, na mëson se duhet të jemi pranë njëri-tjetrit jo vetëm në festa dhe gëzime. Por duhet të jemi edhe atëherë kur zemra qahet nga dhimbja. E dhimbja nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për prani dhe për një dorë që shtrëngohet.

Së fundmi isha pjesë e një dhimbje, e përjetova nga afër dhe ajo që më bëri të mendoj ishte a vërtet e kemi humbur njerëzillëkun si shoqëri, a jemi bërë kaq të ftohtë saqë kur edhe një familje shembet ne duhet të mendojmë për foto, për video për rrjete sociale. Unë nuk e bëra asnjërën nga këto, nuk mu duk e drejtë.

E vetmja gjë që unë shkrova ishte një tekst ku fola për një përqafim me njeriun që unë kam jetuar tre muaj në atë shtëpi sepse në atë çast mu duk sikur koha u ndal dhe bota u mblodh pikërisht në atë përqafim”

bbvafresa gashi

Më shumë nga Magazine

  • 22:50Rita ‘shoferja më e re’, kalon testin e vozitjes
  • 19:07Egli ngacmon imagjinatën më postimin e fundit, ky detaj bie në sy
  • 17:34Lauren Sanchez kritikohet ashpër për veshjen e saj: “Ki pak dinjitet, për hir të Zotit”
  • 17:20Labinot Rexha publikon fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale me Sabri Fejzullahun
  • 16:23“I fundit...”, Stresi fshin çdo gjë, largohet nga rrjetet sociale dhe ka një mesazh