Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Qava 40 minuta, nuk doja djalë!” – Fifi tregon si e përjetoi zbulimin e gjinisë së Theos

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 15:54
“Qava 40 minuta, nuk doja djalë!” – Fifi tregon si e përjetoi zbulimin e gjinisë së Theos

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka ndarë së fundmi një rrëfim mjaft personal që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. E ftuar në podcastin “Mam” të moderatores Orinda Huta, ajo ka folur pa doreza për rrugëtimin e saj drejt mëmësisë, pritshmëritë dhe emocionet e forta të shtatzënisë.

Gjatë bisedës, Fifi zbuloi një moment të veçantë: reagimin e saj të parë, kur mësoi se ishte në pritje të një djali, pasi dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej nënë e një vajze.

Fifi tregoi se lajmin e rëndësishëm e kishte marrë gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara, dhe reagimi i saj ishte i menjëhershëm. “Kam qenë duke fluturuar prej Boston në New York dhe më erdhi njoftimi. Ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë: ‘Të lutem mos më trego që është çun’, dhe ajo më tha: ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë,” u shpreh ajo.

Këngëtarja shpjegoi më tej arsyet e saj të thella, të cilat lidheshin jo vetëm me dëshirën e saj personale pasi ka një dobësi të veçantë për vajzat, por edhe me partnerin e saj, Adisin. Duke qenë se Adisi ka tashmë një djalë nga një marrëdhënie e mëparshme, Fifi dëshironte që ai të përjetonte ndjesinë e të qenit baba i një vajze për herë të parë pikërisht me të.

Pavarësisht atij momenti të parë të zhgënjimit tërësisht të sinqertë dhe njerëzor, këngëtarja theksoi se gjithçka mori një kuptim tjetër me ardhjen në jetë të djalit. Ajo pranoi se ndonëse e kishte imagjinuar ndryshe këtë rrugëtim, lindja e fëmijës dhe përjetimi real i mëmësisë fshinë çdo lloj mërzitjeje, duke i lënë vendin vetëm dashurisë së pakushtëzuar për të birin.

fifi

Më shumë nga Magazine

  • 16:49Adelina Ismaili dhe Gimbo konfirmojnë bashkëpunimin e tyre të parë
  • 16:11Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës
  • 21:10Egli Tako habit fansat me këtë veshje në plazh
  • 21:05Ish-Miss Universe Kosova, në pritje të ëmbël – zbulon gjininë e bebit
  • 20:23Adelina nuk i ndal provokimet nga pushimet, kështu ekspozon në postimin e fundit