I ftuar mbrëmjen e djehme në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-finalisti i Big Brother VIP Albania 5, Ermir Shahini, ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, vëmendjen kryesore e ka marrë komenti i tij rreth marrëdhënies aktuale me Rogertin, me të cilin gëzonin një miqësi brenda formatit.
Miri u shpreh se pas përfundimit të spektaklit, rrugët e tyre janë ndarë. “Secili ka jetën e tij pas Big Brother. Ai shijon jetën e tij, unë kam jetën time. Jemi takuar rastësisht në rrugë, kemi folur dhe kaq. Pushka top le të bëhet tani, kjo punë kështu është,” deklaroi, duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre ka mbetur thjesht një kujtim i televizionit.
Ky reagim i Mirit vjen vetëm pak ditë pasi Rogerti dha një intervistë për “Prive By Liberta Spahiu”, ku nuk e fshehu aspak zhgënjimin e madh nga ish-shoku i tij i lojës. Rogerti zbuloi se planet që kishin bërë brenda shtëpisë për të sjellë një projekt muzikor së bashku kanë dështuar plotësisht.
