Treshja më e përfolur e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, Klodi dhe Elijona, duket se po kalojnë një fazë të re pas përfundimit të spektaklit. Të gjithë i mbajmë mend momentet e tyre të afërta dhe faktin që ishin të pandarë brenda shtëpisë, duke u kthyer në të preferuarit e publikut. Por, çfarë po ndodh tani në botën reale?
Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Londrimi nga festa private e EP-së së tij të parë, më në fund ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar të vërtetën pas zërave për një ftohje të mundshme mes miqve të ngushtë. Fituesi i BBVK 4 pyet drejtpërdrejt për mungesën e çiftit në një event ku ai ishte i pranishëm.
Londrimi pranoi se ndjen mungesën e tyre në event, pasi ata ishin njerëzit e tij më të afërt brenda shtëpisë. Megjithatë, ai zbuloi pa dorashka se nuk ka pasur asnjë kontakt me Klodin dhe Elijonën së fundmi.
