Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor 2026, është lansuar projekti muzikor “Prishtina Jonë”, një dedikim për kryeqytetin dhe për të gjithë ata që kanë lindur, janë rritur ose ruajnë kujtime të veçanta nga Prishtina.
Kënga sjell emocionin dhe nostalgjinë e një prishtinali që jeton larg vendlindjes, por vazhdon ta ndjejë dhe ta kujtojë me mall qytetin e tij. Teksti është shkruar nga Ilir Munishi, ndërsa muzika është realizuar nga FeniX Music Production, nën autorësinë e Orli Zhubit.
Për orkestrimin dhe audio-masterizimin e vokalit është kujdesur BB Music, respektivisht producenti Beni Baksi.
