Përplasja mes Edit dhe Jozit ka qenë kryefjala e rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit.
Mbrëmjen e djeshme, Edi publikoi një video nga ngjarja ku shkruante: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në një video të siguruar nga VoxNews doli një tjetër pamje ku shihet Jozi përballë Edit; në një moment ai e godet atë me shuplakë, ndërsa menjëherë më pas dëgjohet duke i thënë: “Ulu në gjunjë”.
Pavarësisht zhurmës së madhe dhe reagimeve të shumta online, Jozi është “rikthyer” në rrjetet sociale duke zgjedhur të anashkalojë tërësisht këtë ngjarje.
Në vend të një reagimi apo sqarimi për publikun, ai ka publikuar në InstaStory posterin e koncertit të tij të radhës me mbishkrimin “Sonte”, duke u fokusuar vetëm te angazhimet e tij muzikore.
Mbetet për t’u parë nëse në vijim do të ketë një deklaratë nga vetë Jozi rreth kësaj çështjeje apo nëse ai do të zgjedhë të mos flasë.

