Një situatë e tensionuar është regjistruar në episodin e sotëm të dating show-t “Për’puthen”.
Pas transmetimit të takimit mes Erës dhe Sotirit, atmosfera në studio është tensionuar gjatë diskutimit për puthjet në buzë mes dy protagonistëve.
Fillimisht, Sotiri është ngritur nga karrigia dhe është drejtuar në mënyrë konfrontuese drejt Xhastinit. Ndërhyrja e djemve të tjerë ka bërë të mundur shmangien e përshkallëzimit të situatës.

