Pas një hapjeje madhështore me Dua Lipën në natën e parë të Sunny Hill Festival, e cila elektrizoi audiencën me një performancë që zgjati gati dy orë, Prishtina është gati për një tjetër mbrëmje spektakolare, këtë herë me Shawn Mendes si ylli kryesor të natës së dytë, më 2 gusht.
Sipas programit zyrtar, festivali ka nisur që në orën 14:00 me skenën “The NEXT Stage”, ku performojnë DJ Bana Zahiti dhe Bletëpërtace.
Nga ora 17:45, vëmendja kalon në skenën kryesore, Sunny Hill Stage, ku do të performojnë artistë si Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainté, Pint, Ledri dhe Headie One, ndërsa kulmi i mbrëmjes pritet të jetë performanca e shumëpritur e Shawn Mendes, që do të ngjitet në skenë më vonë gjatë natës.
