Pas gati 34 vitesh martesë, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë ndarë detaje të rralla nga jeta e tyre familjare, duke folur për sfidat, sakrificat dhe forcën që ka mbajtur të bashkuar një nga çiftet më të njohura në botë.
Në një intervistë të zhvilluar në Qendrën Presidenciale Obama në Çikago, vendi ku u njohën, u martuan dhe rritën vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, çifti kujtoi rrugëtimin e përbashkët dhe periudhën pas largimit nga Shtëpia e Bardhë një dekadë më parë.
Barack Obama pranoi se martesa e tyre nuk ka qenë gjithmonë plotësisht e barabartë, por theksoi se ai ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga partneriteti me Michelle.
“Nga dita e parë kuptova se kisha përballë një grua të jashtëzakonshme, me integritet, inteligjencë dhe vlera që do të më bënin një njeri më të mirë. Edhe sot ajo vazhdon të më bëjë më të mirë. Ka qenë gjithmonë mbështetja ime më e madhe dhe personi që më mban me këmbë në tokë”, u shpreh ish-presidenti amerikan.
