Mediat kanë publikuar pamje nga përleshja ku u përfshi rep-artisti Buta.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj paraburgim ndaj reperit Betim Januzi, i njohur si Buta dhe E.H. pas përleshjes.
Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se E.H., dyshohet se iu është drejtuar reperit me fjalët “Ku je o Butë mangupi” pas një fjalosje dhe me të dalë nga vetura e sulmon me thikë
“Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të atëçasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor”, thuhet në njoftim.
