Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Osman Azemi i nënshtrohet ndërhyrjes së 10-të pas aksidentit të rëndë që pësoi vitin e kaluar

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 18:09
Osman Azemi i nënshtrohet ndërhyrjes së 10-të pas aksidentit të rëndë që pësoi vitin e kaluar

Aktori i njohur, Osman Azemi, po vazhdon rrugëtimin e tij drejt rikuperimit pas aksidentit të rëndë automobilistik që pësoi në prill të vitit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se së fundmi po kryen edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, e cila, sipas asaj që ka lënë të kuptohet, është e dhjeta që nga aksidenti.

Gjatë më shumë se një viti, Azemi është përballur me një proces të gjatë trajtimi dhe rehabilitimi, duke marrë kujdes të specializuar mjekësor edhe jashtë vendit.

Foto: Instagram

Përpjekjet e tij për t’u rikthyer në gjendje të mirë shëndetësore kanë vazhduar pa ndërprerje, ndërsa ai ka ndarë herë pas here me publikun momente nga kjo sfidë personale.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, aktori shkroi shkurt: “Hera e 10-të…”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një tjetër operacion, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në fillim të prillit të vitit të kaluar në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, në zonën e Graçanicës.

Që prej asaj kohe, Azemi ka kaluar një periudhë të vështirë rikuperimi, por ka vazhduar të tregojë vendosmëri dhe optimizëm përballë sfidave shëndetësore.

osman azemi

Më shumë nga Magazine

  • 19:05Nga kush mori trendafila Efi?
  • 16:18“Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain
  • 10:10Dalin pamjet: Dua Lipa në Pejë, mysafire në një dasmë
  • 14:37Pse u largua kënga "Mora Fjalë" nga Youtube, Qazim Beka jep një version
  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës