Olta Gixhari ka shpërthyer ndaj Kushtrim Kelanit në spektaklin e së hënës.
Ajo bëri një deklaratë të fortë për të, derisa po flisnin për Londrimin dhe Ludo Lee.
E njëjta i tha se po fle në gjumë dhe nuk po bën ndonjë lojë brenda shtëpisë së Big Brother.
“O Kushtrim, nuk e kanë të gjithë të drejtën e familjes. Nuk mund ta ketë të drejtën e fjalës një banor që nuk thotë asnjë fjalë aty brenda shtëpisë dhe të gjykoj një lojtar që është super lojtar që ti nuk je lojtar”, u shpreh ajo.
